Detaje/ Ndërroi jetë pasi u rrah barbarisht, 18-vjeçari në Podujevë fillimisht u përplas me automjet

schedule18:52 - 21 Janar, 2024

schedule 18:52 - 21 Janar, 2024

E rëndë ngjarja e ndodhur rreth një javë më parë në Podujevë, ku një 18-vjeçar, Lulzim Fejzullahu u rrah barbarisht me sende të forta. Si pasojë e plagëve të marra, i riu nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ndërroi jetë një ditë më parë.

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet, ku shihet momenti që 18-vjeçari është rrahur barbarisht. Fillimisht 18-vjeçari është përplasur me një automjet dhe ëmë pas dy persona kanë dalë nga makina duke e goditur me shufra hekuri.

Në lidhje më këtë ngjarje që tronditi opinionin publik, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, deklaroi për mediat në Kosovë se rasti po hetohej si “Vrasje në tentativë.

/abcnews.al/