Në orën 18:30, “Katalanasit” e Barcelona do të zbresin në fushën e stadiumit “Benito Villamarin”, aty ku i presin “Bardhjeshilët” e Real Betis, në përballjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, ku në rast zhgënjimi nga ana e “Blaugranave” priten jo pak “sanksione” për teknikun, Xavi, me pozitat e këtij të fundit që janë goxha të “lëkundura” në krye të stolit të kampionëve në fuqi të Spanjës.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Manuel Pellegrini i ka rreshtuar “Andaluzianët” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur portugezi Silva. Në krahët e mbrojtjes janë Abner e Hector Bellerin, me qendrën që mbulohet nga Pezzella e greku Sokratis. Më të tërhequr në mesfushë janë Roca e Johnny, ndërsa Diao, Isco e Luiz Henrique janë vendosur pas sulmuesit të vetëm, Willian Jose.
Në krahun tjetër, tekniku Xavi i ka rreshtuar “Katalanasit” e tij, me formulën e zakonshme 4-3-3, ku në portë si zakonisht, prej mundesës së Ter Stegen është vendosur Inaki Pena. Mbrojtja me katër përbëhet nga Jules Kounde, Araujo, Cubarsi e Alejandro Balde. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes De Jong, Pedri e Gundogan, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Lamine Yamal, Ferran Torres e “bomberi” polak, Robert Lewandowski. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: