Dortmund ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Koln me shifrat 0-4.
Miqtë gjetën golin e parë dhe të vetëm në pjesën e parë, ku Malen zhbllokoi shifrat në minutën e 12’.
Pjesa e dytë nuk u diskutua aspak nga Dortmund, pasi ata nisën të shënonin përsëri. Në minutën e 58’ ishte Fullkrug dhe në të 61’ përsëri Malen të cilën çuan shifrat në 0-3. Në përfundim të ndeshjes, Moukoko shënoi edhe golin e katërt për Dortmund, konkretisht në minutën e 92’.
Me këtë fitore, Dortmund renditet në vendin e pestë me 33 pikë, ndërsa Koln mbetet në vendin e parafundit me 11 pikë./h.ll/abcnews.al