Befasi e madhe në “Autralian Open”. Tensitja polake, Iga Swiatek, numër 1 në renditjen botërore u eliminua në raundin e tretë të turneut, duke u befasuar nga çekja 19-vjeçare Linda Noskova, e 50-ta në renditje, e cila fitoi 1-2 me sete, 3-6, 6-4 dhe 6-4.
Pavarësisht se është në një moshë të re, Noskova tregoi grintë dhe shpirtë luftarak, në pistën blu, duke ndërprerë kështu serinë prej 18 fitoresh radhazi të Swiatek në 2 orë e 22 minuta lojë, që kënaqi jo pak të pranishmit në arenë.
Pas eleminimit të numrit 1 të botës, tashëm kundërshtarja e radhës për 19-vjeçaren çeke do të jetë ukrainasja Elina Svitolina, e cila mundi zviceranen Viktorija Golubic, në 2 sete, 6-2 e 6-3, duke kaluar lehtësisht raundin. /i.m /abcnews.al