Kishte 3 gra dhe shfrytëzonte të miturën për prostitucion, gjykata cakton “arrest me burg” për mjekun Dervish Hasi

schedule10:30 - 20 Janar, 2024

schedule 10:30 - 20 Janar, 2024

Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit në burg për mjekun Dervish Hasi që abuzoi me një të mitur.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se fillimisht ai u akuzua për veprën penale të prostitucionit, por më pas u rikulifikua vepra penale.

Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës. Me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Pas denoncimeve të bëra në polici, ai ka thënë se vajza ka ardhur me deëshirën e saj. Pavarësisht se ajo ishte e mitur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!