Verilindja mbulohet nga dëbora. Përkeqësimi i kushteve të motit pas mesnate nisi me reshje dëbore e erëra të forta.
Trashësia e dëborës varion nga 15-40 cm, teksa problematika janë shfaqur në rrugët nacionale dhe rurale.
Në Rrugën e Kombit, qarkullimi kryhet me vështirësi për shkak të shtresave të dëbores si pasojë e erërave të forta.
Aktualisht po punojnë 12 mjete borëpastruese nga Rrësheni në Morinë. Pa energji elektrike ka mbetur një pjesë e mirë e qytetit të Kukësit dhe disa fshatra./abcnews.al