39 trupa pa jetë janë gjetur Brenda një kamioni në një zonë industrial të Eseks, në juglindje të Britanisë së Madhe. Mes viktimave është dhe një adoleshent. BBC raporton se shoferi i kamionit, një 25 vjecar nga Irlanda e Veriut, është arrestuar.
Një skenë e frikshme ajo me të cilën janë përballur agjentët e policisë britanike mëngjesin e të mërkurës. 39 truoa të pajetë janë gjetur Brenda një kamioni në një zonë industriale të Eseks në juglindje të Britanisë së Madhe.
Mes viktimave është dhe një adoleshent. BBC raporton se shoferi i kamionit, një 25 vjecar nga Irlanda e Veriut, është arrestuar. Sipas autoriteteve britanike kamioni vinte nga Bullgaria.
Policia u lajmërua nga personeli i një ambulance pak pas mesnate. Autoritetet britanike konfirmuan se shoferi i kamionit do të qëndrojë në gjendje arresti ndërsa hetimet vazhdojnë.
Kryeministri britanik Boris Xhonson deklaroi se ndihej i tmerruar nga ky incident tragjik që kishte ndodhur në Eseks. Ai shtoi se po merrte informacione të njëpasnjëzhme nga ministria e brendshme e cila po bashkëpunon me policinë për të zbuluar se cfarë ka ndodhur.
“Jam i keqardhur për të gjithë ata që kanë humbur jetën dhe familjarët e tyre”, përfundoi ai./abcnews.al