Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dybala: Sa më duheshin ato dy gola! Sulmi me tre? Tani themi “po”, por…

schedule09:53 - 23 Tetor, 2019

schedule 09:53 - 23 Tetor, 2019

Paolo Dybala ishte heroi i Juventusit një ditë më parë, në fitoren 2-1 që bardhezinjtë morën ndaj Lokomotiv Moscow. Argjentinasit shënoi dy herë dhe i dha tre pikët skuadrës italiane. Pas ndeshjes, sulmuesi ka folur për Sky Sport dhe thekson se i duheshin shumë ato dy gola.

“Për fat të mirë ishte një ndeshje e bukur. Personalisht kisha nevojë për ato dy gola. Ishte një ndeshje e vështirë, por doli në pah eksperienca e kësaj skuadre. Nuk jemi një skuadër pa eksperiencë dhe dëshirë. Kemi shumë kapacitete për të treguar diçka më shumë”, tha mes të tjerash. Dybala.

Sulmuesi është pyetur edhe në lidhje me repartin e avancuar, nëse mund të luajnë së bashku ai, Higuain dhe Cristiano Ronaldo. Dybala është i sinqertë: “Tani që kemi fituar të gjithë themi ‘po’. Nëse do të kishte përfunduar 0-1, të gjithë do thoshin ‘jo’. Duhet të punojmë, trajneri ka idetë e tij në kokë. Të shohim në vazhdim”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!