SPAK ka zbardhur argumentet për refuzimin e kërkesës së Sali Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, në cilësinë e deputetit, përkundër faktit se ndodhet në arrest shtëpiak. Avokatët argumentuan se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.
Por, sipas SPAK, masa ‘arrest në shtëpi’ është pothuajse e barabartë me atë të ‘arrestit në burg’, e cila nuk lejon ushtrimin e profesionit. SPAK thotë se masat e sigurisë janë në juridiksionin e gjykatës dhe është kjo e fundit që ka lëshuar një masë sigurie ndaj ish kryeministrit në lidhje me çështjen Partizani.
Sipas Prokurorisë, nuk parashikohet në ligj që deputetët, ndaj të cilëve mund të aplikohen masa të tilla, të ndjekin ndjekin seancat plenare në Kuvend.
“Ndodhur në këto kushte, edhe e drejta për të ushtruar profesionin, apo qoftë edhe mandatin e fituar nga zgjedhjet për në Kuvend, duhet të konsiderohet si e papajtueshme me zbatimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ashtu siç është e papajtueshme edhe për çdo qytetar tjetër që i nënshtrohet kësaj mase, e drejta për të shkuar në punë. Në rastin e masave të tjera shtrënguese, siç është detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, konstatohet se e drejta për të ushtruar profesionin, është në përputhje me llojin e masës, pasi personi nuk detyrohet të qëndrojë në banesën e tij.
Lloji i masës shtrënguese, siç është detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, konstatohet se e drejta për të ushtruar profesionin, është në përputhje me llojin e masës, pasi personi nuk detyrohet të qëndrojë në banesën e tij. Lloji i masës shtrënguese vendoset nga gjykata, duke mbajtur parasysh kushtet dhe kriteret që kërkohen për caktimin e tyre apo respektimi i detyrimeve të tjera që lidhen me një masë sigurimi.
Aplikimi i masës së sigurimit të arrestit në shtëpi, do të thotë se nevojat për sigurim dhe mbarëvajtje të procesit penal, nevojat për të cilat është vlerësuar të vendoset kjo masë, janë më të mëdha e më të domosdoshme, se sa ato të vërtetuara nga llojet e tjera të masave të sigurimit personal. Ndodhur në këto kushte, nevojat që ka vlerësuar gjykata, mbi bazë të të cilave ka çmuar caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në shtëpi’, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duhet të mbizotërojnë në raport me tagrin e deputetit ndaj të cilin zhvillohen hetime, për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.”, argumenton Prokuroria.
LEXO KËTU VENDIMIN E PLOTË
/abcnews.al