Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë, sidomos në territorin e bashkisë së Tropojës, ku ka pasur shtrëngata dhe erë të fortë. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht pavarësisht disa problematikave nga rëniet e gurëve, dherave si dhe daljes së ujërave në rrugë.
Problemet më të theksuara kanë qenë në akset Kukës Shishtavec, B.Curri-Valbonë, Dushaj- Lekbibaj dhe Sopot-Kam Tropojë. Subjektet kontraktore kanë vazhduar punën gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre. Nga bashkitë Kukës, dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë.
Ndërsa në bashkinë Tropojë, ka pasur prurje të mëdha të përrenjëve dhe lumenjve të cilat kanë vërshuar në rrugë, objekte dhe tokave bujqësore. Probleme të mëdha janë konstatuar në Njësinë Administrative Njësinë Administrative. Në fshatin Zherkë probleme janë konstatuar edhe tek rezevuari.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç fshatrave Mgull, Vrish, Gdheshtë, Pistë, Mamëz, Llugaj, Cërnicë, Gri, Çorraj, Berishë, Vlad Pac e Zherkë.
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal./abcnews.al