Turqia: Jemi të gatshëm për operacione të reja në Siri dhe Irak

schedule14:17 - 18 Janar, 2024

schedule 14:17 - 18 Janar, 2024

Turqia mund të kryejë më shumë operacione ndërkufitare në Irak dhe Siri nëse është e nevojshme pas vdekjes së nëntë ushtarëve turq javën e kaluar në veri të Irakut, tha sot një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes turke.

Nëntë ushtarët turk u vranë në përleshjet me luftëtarët e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Më pas Ankaraja kreu sulme ajrore dhe operacione të tjera në Irakun verior dhe Sirinë veriore.

Bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe vetëmbrojtje, Turqia ka çdo të drejtë të kryejë operacione për të siguruar kufijtë e saj. Forcat e armatosura turke kanë bërë dhe do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme, kudo dhe kurdo që të jetë e nevojshme”, tha zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes.

Përleshjet ndodhën në rajonin Zap të Irakut verior kur militantët e PKK sulmuan një pozicion sigurie të forcave të armatosura turke. Turqia që nga viti 2019 ka kryer një sërë operacionesh ndërkufitare në Irakun verior kundër PKK-së.

Më 12 janar, anëtarët e PKK-së nisën sulme ndaj bazave turke në Irakun verior dhe të gjitha sulmet përveç njërit u penguan nga trupat turke, tha zyrtari. Turqia ka kryer gjithashtu bastisje ushtarake në veri të Sirisë kundër milicisë kurde YPG, të cilën ajo e konsideron një krah të PKK.

Turqia mund të kryejë operacione të reja ndërkufitare në Irak dhe Siri dhe gjithashtu, nëse është e nevojshme, mund të zgjerojë zonat e saj të operacionit, shtoi zyrtari turk.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!