Analisti Fitim Zekthi e cilëson një shfaqje të shëmtuar atë që ndodhi të mërkurën në Komisionin e Medias, ku deputetët Gazment Bardhi dhe Fkamur Noka u përplasën me kolegen e tyre Flutura Açka.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se opozita e ka humbur luftën e saj.
Sipas Zekthit, shfaqja nga të dy deputetët u bë për t’i rënë në sy ish kryeministrit Sali Berisha.
“Besoj ka një konsensus se ishte një gjë e shëmtuar, e poshtër. Sjellja e dy deputetëve, përpiqem t’i shoh parlamentet e vendeve të treta, nuk kam parë sjellja të tilla. Është një sjellje që politikisht, është një dëshpërim i plotë, ka edhe një aspekt tjetër. Është aspekti ku ne si shoqëri, kemi dëshmuar se i respektojmë gratë, zonjat, jemi mësuar gjithmonë, gruaja ka qenë e nderuar, e respektuar.
Nuk ka emër me thënë të drejtën. Kjo shfaqja nuk i vlen askujt, por atyre deputetëve, do duan të kenë perfitime nga lëvizja e Berishës. Aty ka disa pole, disa grupime. Aty ka një luftë të egër, nuk kanë përkrahje politike. Nuk kanë mendim politik. Askush nuk i vlerëson”, theksoi ai./abcnews.al

