Nga huazimi në huazim, Sergio Reguilon nis një “aventurë” të re londineze

schedule21:36 - 17 Janar, 2024

schedule 21:36 - 17 Janar, 2024

Ishte në “listën” e atyre lojtarëve, që mund të bëheshin ndër më të mëdhenjtë e këtij sporti, mirëpo që prej largimit nga “Andaluzianët” e Sevilla gjithçka shkoi si mos më keq. Bëhet fjalë për anësorin spanjoll të mbrojtjes, Sergio Reguilon, i cili që prej transferimit të tij, te Tottenham ka mbetur duke u huazur sezon pas sezoni dhe kjo nuk kishte si të mos ndodhte edhe këtë merkato janari.

Pas një periudhe të dështuar, te “gjigantët” anglezë të Manchester United, tashmë 27-vjeçari i mbrojtjes do të nisë një “aventurë” të re, në Premier League, kësaj radhe, te një klub londinez, siç janë edhe “Grerëzat” e Brentford, të cilët kanë vendosur të huazojnë spanjollin deri në fundin e këtij sezoni.

Për një klub si Brentford afrimi i një lojtari si Reguilon mund të bëjë jo pak diferencën në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa përsa i përket spanjollit gjithë shpresa e tij është që rikthehet sërish në një formacion titullar, pasi te Tottenham kjo gjë është disi e pamundur, me italianin, Destiny Udogie, që “mbizotëron” në këtë repart. /i.m /abcnews.al