Flamur Noka i ka shpëtuar ndëshkimit, pas dhunë dhe tensionit të shkaktuar në Kuvend në seancën plenare të 21 dhjetorit 2023, ku hodhi edhe flakadanë.
Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raportoi se pavarësisht se Partia Socialiste dorëzoi kërkesë në Kuvend, komisioni i etikës nuk u mblodh.
Tanimë ka kaluar afati dhe Noka nuk do të ndëshkohet.
“Flamur Nokën e pamë edhe sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku ishte një nga protagonistët kryesorë për bllokimin e punimeve dhe dëmtimin e mikrofonit të Flutura Açkës. Flamur Noka duket se ka pasur një akt mëshire nga Partia Socialiste. Në 21 dhjetor mori pjesë në një seancë plenare ku pati bllokim të punimeve, flakadanë, që me rregulloren e re do të duhej të përjashtohej për 2 muaj.
Partia Socialiste dorëzoi kërkesë në Kuvend për perjashtimin e tij, por komisioni i etikës nuk u mblodh. Kontaktuar nga ABC News, kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka tha se Kuvendi që do të thotë gjithë organet e tij, i zhvillon punimet në sesione. Sesioni nis me seancën e parë e mbaron me të fundit. Këto çështje nuk mbarten në sesionin e ri si të tjerat”, raportoi gazetarja Konomi./abcnews.al