Policia belge gjeti piktura të vjedhura nga Picasso dhe Chagall në një bodrum

schedule11:30 - 17 Janar, 2024

schedule 11:30 - 17 Janar, 2024

Policia belge ka gjetur piktura të vjedhura nga Pablo Picasso dhe Marc Chagall në bodrumin e një shtëpie në Antwerp, thanë zyrtarët lokalë, duke shtuar se pikturat ishin në gjendje të mirë.

Koka e Picasso-s dhe një person duke u lutur i Chagall-it u vodhën nga një koleksionist arti në Tel Aviv në vitin 2010. Vlera e pikturave llogaritet në rreth 900,000 dollarë.

Hajdutët morën edhe bizhuteri me vlerë 680 mijë dollarë, por u gjetën vetëm pikturat.

Policia lokale nisi një hetim kur u informua se një shtetas belg po i ofronte të dyja veprat për shitje.

Ndërsa, prokuroria njoftoi se i dyshuari kryesor është arrestuar./abcnews.al