Ministri i Jashtëm Igli Hasani po mban një konferencë me homologun e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në Shkup, i cili ndodhet atje në kuadër të turit rajonal. Osmani vuri theksin tek miqësia dhe bashkëpunimi mes dy vendeve ndërsa u ndal gjithashtu edhe tek përparimin në negociatat për në BE.
Osmani i cilësoi dy vendet si ‘gardianë’ të vlerave evropiane në Ballkanin Perëndimor.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shumë më tepër se fqinj të mirë, jemi vende mike, marrëdhënie të thella dhe reciproke me mbështetje të lartë partner dhe aleatë që vazhdojnë së bashku drejt ambicieve tona evropiane për ti parë të dy vendet anëtare të plota të BE. Të dy vendet në mënyrë aktive kanë zhvilluar negociatat për një vit, të cilat përfunduan me sukses procesin e screening, të dy vendet morën nota të mira dhe të shkëlqyeshme dhe janë gati të hapin kapitujt e parë të negociatave pa asnjë hezitim. Jemi aleatë në NATO, vende që kanë arritur 100 përqind përputhje me politikën dhe të jashtme me BE-në, vende që kanë gardianët e vlerave të qytetërimit perëndimor këtu në Ballkan dhe qytetarët me të drejtë janë të padurueshëm për të marrë më shumë nga Evropa tani, hapjen e kapitujve, një prani më të madhe të Evropës këtu dhe integrim përpara edhe anëtarësimit të plotë.
Edhe pse nuk është mënyra e vetme, është mënyra më e mirë dhe thelbësore të të gjithë sistemit nga sundimi i së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nëpërmjet forcimit të ciklit të investimeve, të aktivitetit ekonomik, cilësisë së arsimit, shërbimeve shëndetësore etj. Po gjithashtu është edhe çështje sigurie.Në sfidat moderne të kërcënimeve hibride të kërcënimeve të jashtme por edhe një luftë active në tokën evropiane, integrimi i Ballkanit Perëndimor në Evropë është gjithashtu një çështje e politikës së sigurisë. Agresioni rus kundër Ukrainës meriton çdo dënim dhe jemi këtu të pandarë në këtë qëndrim. Evropa dhe SHBA duhet të forcojë opraninë e saj në rajon por edhe të dërgojë një mesazh të fuqishëm parandalimi si një nga politikat kryesore të sigurisë.“, theksoi Osmani./abcnews.al

