Disa prita përgjatë lumit Shkumbin po ndërtohen për të parandaluar daljen nga shtrati të lumit në rast të reshjeve të shiut. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili shton se në atë zonë do të ndërtohet edhe një shëtitore në formën e një hapësire shplodhëse për qytetarët e Elbasanit.
“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për ngritjen e pritave lumore përgjatë Shkumbinit që përfshin edhe ndërtimin e një shëtitoreje duke krijuar një tjetër hapësirë shplodhëse për qytetarët e Elbasanit, ju uroj një ditë të mbarë“, ka shkruar kryeministri Rama teksa ka ndarë pamje nga punimet.
/abcnews.al