Irani sulmon bazat e një grupi militant në Pakistan

schedule07:35 - 17 Janar, 2024

schedule 07:35 - 17 Janar, 2024

Irani nisi një seri sulmesh në Pakistan, që kishin në shënjestër bazat e grupit militant Jaish al-Adl, duke rritur tensionet në Lindjen e Mesme, tashmë të nisura nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Pakistani pretendon se në këto sulme u vranë dy fëmijë dhe u plagosën tre të tjerë dhe akuzoi Iranin për një “shkelje të paprovokuar” të hapësirës së tij ajrore.

Irani dhe Pakistani kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie të tensionuar, kryesisht për shkak të aktiviteteve të separatistëve Balochi dhe grupeve të tjera militante në zonën kufitare. Megjithatë, kjo do të shënonte një përshkallëzim të rëndësishëm në territorin e fqinjit të saj të armatosur me armë bërthamore.

Sulmet në Pakistan erdhën më pak se një ditë pas sulmeve raketore iraniane në Siri dhe Irak, pjesë e një vargu hakmarrjesh kundër armiqve të Teheranit pas një sulmi të dyfishtë në qytetin Kerman më 3 janar, i cili vrau më shumë se 80 iranianë. Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për atë sulm.

Është e paqartë nëse Teherani beson se Jaish al-Adl është gjithashtu i përfshirë në sulmin e 3 Janarit. Sulmet hakmarrëse iraniane duket se nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me luftën e Gazës, por kanë ardhur në një kohë kur ky konflikt tashmë po përhap paqëndrueshmëri në të gjithë rajonin./abcnews.al