Berisha për herë të parë para SPAK/ Avokatët kërkojnë shtyrje: Jemi të zënë të enjten

schedule12:53 - 16 Janar, 2024

schedule 12:53 - 16 Janar, 2024

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur të enjten në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje si person në hetim për veprën penale të korrupsionit. Kjo është hera e parë që Berisha merret në pyetje ne lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani dhe në të njëjtën kohë hera e parë që ish-kryeministri shkel në dyert e kësaj prokurorie.

Por avokatët e ish-kryeministrit kanë kërkuar shtyrje të seancës, pasi pretendojnë se kanë një axhendë të përcaktuar të enjten duke kërkuar një orë dhe datë tjetër për të shoqëruar Berishën. Nese kjo kërkesë miratohet, marrja në pytetje e ish kryeministrit bëhet në një datë tjetër.

Por nese SPAK nuk miraton kerkesen e dy avokateve, per shtyrje te seances, Berisha shoqerohet me polici te enjten ne prokurorine e posamce dhe  merret ne pyetje nga dy prokuroret e ceshtjes ne pranine e nje avokati te caktuar kryesisht.

Ish-kryeministri mbahet I izoluar në banesë prej datës 30 dhjetor, pasi gjykata caktoi masën e arrestit ne shtëpi me kërkesë të prokurorisë se posdacme. Porkuroria e Posaçme do të marrë në pyetje të mërkurën Jamarbër Malltezin, i cili po ashtu ndodhet në arrest shtëpie. Dhendri i ish-kryeministrit Berisha u arrestua nga SPAK për korrupsion e pastrim parash, për te njejten ceshtje ate te privatizimit të ish kompleksit “Partizani”.

Nga ana tjetër edhe ish-kryeministri Berisha i eshte drejtuar me një kërkesë prokurorëve të Spak, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit. Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës. Duket se përmes kësaj lëvizje berisha kerkon të shpëtojë mandatin e deputetit , i cili humb ne rast te mungeses për 6 muaj në seancë plenare. Precedenti më i fundit është ndërprerje para kohe e mandatit për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i shpallur tashmë në kërkim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!