Blogerja me origjinë braziliane Mila De Jesus, e cila ishte martuar kohët e fundit dhe fitoi famë pas një ndryshimi të konsiderueshëm në peshë, ka ndërruar jetë nga arresti kardiak. Ajo ishte vetëm 35 vjeçe. Ylli i Instagramit, i cili ka lindur në Brazil, por ka jetuar në Boston, vdiq të premten, katër muaj pasi u martua me burrin e saj, George Koëszik, raportoi Jam Press. Ajo ka lënë pas katër fëmijë nga një martesë e mëparshme.
Disa muaj më parë, blogerja njoftoi se vuante nga ‘psoriasis’, një sëmundje autoimune jo ngjitëse e lëkurës. “Ka tre muaj që jam duke u përballur me këtë gjendje, 80% e trupit tim është prekur”, shkroi De Jesus në një postim në Instagram në tetor për afro 60 mijë ndjekësit e saj. “Mjekët magjikë, ilaçet, salcat dhe një frymëmarrje e thellë.”
Gjashtë vjet më parë, e reja e lindur në Bahia iu nënshtrua një operacioni të madh për humbjen e peshës, të cilin e përkujtoi në një postim në Instagram të nëntorit që krahasonte fotot e saj para dhe pas procedurës. “Gjashtë vjet nga një vendim që ndryshoi jetën time në shumë mënyra,” shkroi ajo. “Në njërën anë Mila 22-vjeçare dhe nga ana tjetër Mila 35-vjeçare”./abcnews.al