Në seancën gjyqësore të kësaj të hënë ka dëshmuar edhe ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Agron Kuliçaj. Ai ka zbuluar pas 15 vitesh letrën e Luftar Reçit, i cili i ka folur për ngjarjet e rënda dhe vrasjet në Tiranë dhe Durrës.
Sakaq, Kuliçaj ka deklaruar se pas letrën ka pasur kontakt me të në burg bashkë me dy drejtorët Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti.
“2008 Luftar Reci me eshtë drejtuar me nje leter ku fliste per disa ngjarje te renda ne Diber si trafik armesh dhe vrasjesh ne Tiranë dhe Durrës.
Pas letres kam marrë kontakt me të në burg bashkë me dy drejtorët Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti. Nuk e kam intervistuar unë, sepse se kisha detyre funksionale.
Per rastin u informua prokurorja e përgjithshme Ina Rama. Dhe cështja u kalua në Prokurorinë per Krime të Rënda”, tha Kuliçaj
I pyetur nga Shullazi nese e përmendte emrin e tij në leter në lidhje me vrasjen e Vajdin Lamaj, Kulicaj u përgjigj: ‘Po e permendte’./abcnews.al