Blogeri dhe iluzionisti, Agon Gashi ka treguar për “ABC e Mëngjesit” historinë sa frymëzueze dhe të vështirë të jetës.
Në një lidhje me Skype nga Kosova, ai ka zbuluar se ka qendruar për një vit në gjendje kome pas një aksidenti në mal.
Agon ka ndarë të gjitha vështirësitë që kaloi, duke thënë që kjo ngjarje e ka ndihmuar të rigjejë veten.
“Aksidenti ka qene para 9 vitesh, kur kam qene ne mal me shoqërinë. Po zbrisnim malin dhe kam rrëshkitur poshtë dhe kam thyer kockat. Kam qene në gjendje kome për një vit, edhe pas operacioneve të ndryshme që kam bërë.
Edhe pse aksidenti ka qenë i tmerrshëm, unë kam rigjetur veten.
Shkaku i aksidentit kanë qene me këpucët, kam qene me atlete. Atëherë kam qene 18 vjeç, kam qene nën peshë. Mirëpo, prej aksidentit kam qene edhe më shumë nën peshë për gjatësinë time. Një muaj nuk kam ngrënë asgjë, sepse isha në koma”, u shpreh ndër të tjera Agoni./abcnews.al