Padyshim është supersfida e javës së 20-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A. Në orën 20:45, “Djajtë” e Milan do të presinë, në “mitikun” e qytetit të tyre, “San Siro”, “Verdhekuqtë” e Roma-s, në një ndeshje shumë delikate, si për teknikun Stefano Pioli ashtu edhe për “luziantin”, Jose Mourinho, të cilët nuk kanë bërë edhe aq mirë këtë sezon.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Stefano Pioli i ka rreshtuar “Kuqezinjtë” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur francezi, Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Theo Hernandez e Davide Calabria, me qendrën, që mbulohet nga Gabbia e Simon Kajer. Më të tërhequr në mesfushë janë Tijani Reijnders e Yacine Adli, ndërsa Rafa Leao, Loftus-Cheek e Christian Pulisic janë vendosur pas “bomberit” francez, Olivier Giroud.
Në krahun tjetër, tekniku, Jose Mourinho i ka pozicionuar “Verdhekuqtë” e tij, me formulën e zakonshme, 3-5-2, ku në portë është i talentuar çek, Mile Svilar e para tij në mbrojtje Kristensen, Mancini e Llorente. Në krahët e mesfushës janë Zeki Celik e Leonardo Spinazzola, ndërsa në qendër janë Cristante, Paredes e Raul Bove. Ndërkaq, sulmi plotësohet nga Stephan El Shaarawy e Romelu Lukaku. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: