Ka përfunduar java e tretë dhe faza e parë e Kampionatit Kombëtar të Futsallës, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Këtë sezon marrin pjesë katër skuadra: Partizani Futsal, Tirana Futsal, Flamurtari Futsal dhe Vllaznia Futsal.
Të dyja sfidat e javës së tretë u luajtën të shtunën në orën 18:00. Në kompleksin sportiv “Goga Basket“ u zhvillua derbi i parë i sezonit mes Partizanit dhe Tiranës.
Sfida përfundoi me fitoren e thellë të bardhebluve me rezultatin 2-9. Tirana dominoi takimin që në start dhe arriti një fitore fantastike në derbin e parë të sezonit.
Takimi tjetër i javës ishte Vllaznia – Flamurtari, që u luajt në pallatin e sportit “Shkodër”. Ndeshja ishte e luftuar deri në fund dhe gjithçka përfundoi në barazim me rezultatin 2-2.
Pas përfundimit të fazës së parë Tirana kryeson renditjen me nëntë pikë, ndërsa Flamurtari i dyti me katër pikë.
Partizani renditet i treti me po aq pikë, ndërsa Vllaznia në vend të fundit me vetëm një pikë.
Rezultatet e javës së tretë të Kampionatit të Futsallës dhe renditja:
Partizani Futsal – Tirana Futsal 2-9
Vllaznia Futsal – Flamurtari Futsal 2-2
Renditja:
1.Tirana Futsal 9 pikë
2.Flamurtari Futsal 4 pikë
3.Partizani Futsal 3 pikë
4. Vllaznia Futsal 1 pikë /FSHF