Joao Mario do të rikthehet sonte në Itali. Mesfushori është pjesë e Lokomotiv Moscoë dhe është gati të luajë kundër Juventusit. 26-vjeçari u huazua nga Interi tek ekipi rus ditët e fundit të gushtit.
Portugezi, i cili ka shënuar një gol në kampionat deri tani, ka folur për Tuttosport në lidhje me Cristiano Ronaldon. Të dy janë shokë në kombëtaren luzitane, ndërsa sonte do të tentojnë të fitojnë kundër njëri-tjetrit.
“Cristiano mund të luajë pa frikë edhe 5 vite të tjera në nivele të larta. Duket si një 25-vjeçar dhe ndodhet në një formë më të mirë se shumë lojtarë të rinj”, përfundon Joao Mario komentin e tij për 34-vjeçarin e famshëm. /abcnews.al