Një 26 vjeçar është arrestuar pas një konflikti me një person në Elbasan. I riu ka qëlluar me grushte një 63 vjeçar dhe e ka kërcënuar me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Haxhias” për motive të dobëta.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, të kryer në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti dhe u arrestua në flagrancë 26 vjeçari, banues në Elbasan./abcnews.al