Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodhel. Gazetari Gjergj Figuri raporton se ka vetëm dëme materiale.
Në momentin që ka rënë zjarri, ndodheshin katër persona në banesë ndërsa kryefamiljari Landi Marku kishte dalë për në punë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit./abcnewsal