FOTO/ Makina e djegur në Bërzhitë e autorëve të atentatit ndaj Zamir Kalemit, targat rezultojnë të vjedhura

schedule10:41 - 13 Janar, 2024

schedule 10:41 - 13 Janar, 2024

TIRANË- ABC News siguron foto nga makina në flakë e gjetur mbrëmjen e së shtunës në Bërzhitë. Automjeti tip, Nissan, që u gjet I braktisur në flakë në Bërzhitë, dyshohet t’i përkasë autorëve që qëlluan më armë zjarri ndaj Zamir Kalemit në zonën e Selitës.

Burime për ABC News, thanë se targat e automjetit rezultojnë të vjedhura në Tiranë prej vitit 2018, ndërsa në të nuk janë gjetur gjurmë, për shkak se zjarri ka shkatërruar çdo provë të mundshme.

35-vjeçari Zamir Kalemi i shpëtoi mbrëmjen e së shtunës atentatit me armë zjarri në drejtim në tij. Si pasojë e të shtënave i riu mori plagë në këmbë. Ngjarja ndodhi në zonën e Selitës, ndërsa policia tha se në vendin e ngjarjes u gjetën 13 gëzhoja automatiku.

Arma e zjarrit u gjet brenda makinës së djegur në Bërzhitë.