Tirana, Hoxhallari: Besuam te fitorja deri në fund

schedule19:45 - 12 Janar, 2024

schedule 19:45 - 12 Janar, 2024

Mbrojtësi i Tiranës, Erion Hoxhallari ishte ai që shënoi golin e parë ndaj Dinamos duke ndezur shpresat e skuadrës për një përmbysje. Pas fitores ai tha se besuan deri në fund se mund tja dilnin.

“Kishim besim pas pjesës së parë për përmbysje, po ashtu edhe pas golit të parë. Besuam deri në fund dhe arritëm të fitonim. Unë i uroj më të mirën Hasanit dhe Hilës, nuk më takon mua të flas afrimet, shpresoj të na vijnë lojtsarë me kualitet. Nuk duhet të mendojmë fundin, por ndeshjen e radhës me Teutën se kjo gjë na ka penalizuar që në fillim, duhet ti marrim ndeshjet me radhë. Kampionati është i vështirë dhe do ta shohim deri në fund çdo të ndodhë”, tha ai për “MCN TV”./h.ll/abcnews.al