Ricardo Quaresma është pa një skuadër prej më shumë se një viti. Hera e fundit kur portugezi zbriste në fushë data shënonte 15 maj, viti 2022, teksa në atë periudhë, sulmuesi aktivizohej me Vitoria Guimaraes dhe prej asaj dite, Quaresma nuk e ka parë më fushën e lojës, megjithatë ish-lojtari i Inter, Barcelona e Porto nuk është tërhequr nga futbolli.
Madje, 40-vjeçari as që ka ndërmend të tërhiqet pasi mendon të rikthehet sërish aktiv në botën e futbollit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave portugeze, Quaresma po negocion me Besiktas, ambientin e të cilëve e njeh mirë pasi ishte pjesë e klubit nga Stambolli edhe përgjatë viteve 2010/2012 si dhe 2015/2019 duke fituar dy kampionate dhe një Kupë.
Ky transferim thjeshtohet edhe më tepër teksa drejtimi i Besiktas tashmë është në duart e trajnerit portugez, Fernando Santos, teksa kujtojmë se së bashku nën drejtimin e “luzitan”, Quaresma ishte pjesë e triumfit së Kombëtares të Portugalisë në Evropianin e vitit 2016, ku mundën në finale Francën, me rezultatin 0 me 1, pas kohës shtesë. /i.m /abcnews.al