Basha filloi të flasë/ Meçe: Deklaroi shkëputjen përfundimtare nga Berisha, ish kryeministri shkaktar kryesor për shkatërrimin e PD

schedule23:41 - 11 Janar, 2024

schedule 23:41 - 11 Janar, 2024

Analisti Arben Meçe e konsideron diçka pozitive daljen publike të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për faktin se sipas tij, kryedemokrati deklaroi shkëputjen përfundimtare të ish kryeministrit Sali Berisha nga kjo forcë politike.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Meçe u shpreh se Basha mbajti qëndrim korrekt për Berishën, teksa shtoi se ish kryeministri është shkaktari kryesor për shkatërrimin e Partisë Demokratike.

“Po shohim një opozitë insitucionale, e cila futet në misionin e vet, pavarësisht besueshmërisë që ka. Nëse analizojmë këtë lëvizje të tij, them se është gjë pozitive. Ai u ekspozua para opinionit publik me 3 alternativa, janë qëndrime korrekte sa i takon opozitës. Basha mbajti një qëndrim korrekt sa i përket Berishës, sa i përket të sotshmes dhe të nesërmes të Berishës, deklaroi shkëputjen përfundimtare të kësaj partie nga Berisha. Kjo është pozitive. Shkëputja pëfundimtare ndaj tij, për mua është gjë pozitive. Kush e shkatërroi Partinë Demokratike? Situata filloi të agravohej ditën kur Berisha u shpall “non grata” dhe kur Lulzim Basha deklaroi largimin e tij nga partia. Lëvizjet e Berishës, për interesat e tij, ka qenë shkaku kryesor i shkatërrimit të kësaj partie.

Kush është shkaktari kryesor? Ka një emër, Sali Berisha. Basha tentoi të fshihte të gjithë zhvillimet dhe tha, nga sot fillon lëvizja. Kjo, më tepër eshte e lidhur me figurën e Bashës, me beshueshmërinë ndaj tij që është një problem. Si individ, Basha nuk solli asgjë të re, pritshmëria ishte të bënte shkëputjen përfundimtare nga Berisha. Duhet të zbardhë shumë implikime të tij me Berishën.

Shqipëria ka nevojë për një opozitë institucionale që të funksionojë mekanizmi. Misioni i Berishës në Shqipëri ka qenë prodhimi i skenave të destabilizimit. Skema më e kamufluar e destabilizimit  është të bllokosh funksionimin e institucioneve. Berisha ka tentuar me forcë dhe deri më tani e ka realizuar. Basha bëri disa lëvizje që duhet t’i bëjë një opzoitë institucionale, paavrësisht beeueshmërisë që ka. Beueshmërinë e fiton edhe me kohën, Basha është i pabesueshëm, por lëvizjet e tij i shoh pozitive në zhvillimet aktuale në Shqipëri.

Basha është i interesuar për reformën zgjedhore. Sistemi jonë aktual, është një formulë e cila erdhi si kompromis i dy partive të mëdha. Është një kompromis për të mbajtur nën sqetull partitë e vogla. Basha, duke qenë se e ndjen veten parti e vogël, e cila në debatin elekttoral, nëz gjedhjet elektorale mund të dalë në minorancë. Kërkohet të ndryshohet sistemi që të fitojë sa të mundet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!