Foshnja tre muajshe rezulton pozitive për kokainë në Itali, shtrohet në spital në gjendje të rëndë

schedule22:33 - 11 Janar, 2024

schedule 22:33 - 11 Janar, 2024

Një foshnjë tre muajshe rezultoi pozitive për kokainë në Salerno të Italisë, me mjekët në spitalin pediatrik të qytetit që vendosën ta transferojnë menjëherë në Napoli dhe në spitalin Santobonno.

Gjendja e tij konsiderohet e rëndë por e qëndrueshme. Të mërkurën, edhe foshnja u diagnostikua me një formë të rëndë të meningjitit bakterial. Prania e kokainës në trupin e tij u konstatua pas një analize të urinës.

Sipas shtypit italian, nëna e fëmijës është përdoruese droge dhe ka mundësi që lënda specifike t’i “kalojë” fëmijës gjatë ushqyerjes me gji.

Policia italiane dhe Prokuroria e Salernos po kryejnë hetimet për zbardhjen e mëtejshme të të gjithë çështjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!