VIDEO/ Zhbllokohet shpejt sfida, Juventus merr avantazhin në “Allianz Stadium”

schedule21:10 - 11 Janar, 2024

schedule 21:10 - 11 Janar, 2024

Vetëm 11 minuta u kanë mjaftuar “Bardhezinjve” të Juventus, për të marrë avantazhin, në “Allianz Stadium”, ndaj skuadrës së Frosinone, duke filluar kështu festën e tifozëve, të pranishëm, në “mitikun” e Torinos.

Një ndërhyrje e gabuar e anësorit, Pol Lirola nuk shpëton pa u vënë re nga kryesori, Luca Sacchi, i cili akordon menjëherë një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë, “bomberi” polak, Arkadiusz Milik nuk gabon, duke çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: