Ministri i Drejtësisë i Afrikës së Jugut deklaroi se çështja që ka dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duke akuzuar Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, i jep gjykatës mundësinë që të “veprojë në kohë reale” për të parandaluar atë që ai e përshkroi si gjenocid.
Duke iu drejtuar gazetarëve jashtë shkallëve të Pallatit të Paqes në Hagë, pasi Afrika e Jugut përfundoi argumentet e saj gojore në seancën dëgjimore të enjten, Ronald Lamola tha se shpresonte se rasti do të kishte “ndikim” për popullin e Gazës, shkruan CNN.
“Ky rast i jep gjykatës një mundësi për të vepruar në kohë reale për të parandaluar vazhdimin e gjenocidit në Gaza duke lëshuar një urdhër urgjent,” theksoi Lamola.
“Ne besojmë se pa ndërhyrjen e kësaj gjykate, komunitetit ndërkombëtar, do të shohim shkatërrimin total të popullit palestinez në Gaza”, shtoi ai.
Lamola shpreson se rasti do t’i pengojë ushtarët izraelitë në Gaza të vazhdojnë veprimet e tyre, duke thënë se ata mund të kuptojnë se një ditë mund të thirren individualisht përpara gjykatës./abcnews.al