Vrasja e biznesmenit të kazinove në Greqi/ Policia: Orhan Bajrami nga Maqedonia e Veriut u vra nga Gani Tusha

schedule12:37 - 11 Janar, 2024

schedule 12:37 - 11 Janar, 2024

Autoritetet greke kanë zbardhur vrasjen e Orhan Bajramit, një biznesmen shqiptar të kazinove dhe pijeve alkoolike në Shkup të Maqedonisë së Veriut  dhe plagosjen e mikut të tij, ngjarje kjo që ndodhi në korrik të vitit të kaluar në Halkidiki.

Referuar autoriteteve helene, autori i ngjarjes së rëndë është Gani Tusha alias Marku, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorë të tij, po ashtu shqiptarë.

Policia arriti të identifikojë si autor 32-vjeçarin pas analizave të specializuara të ADN. Policia kishte sekuestruar nga vendngjarja armën e krimit, një palë doreza, syzet e errëta dhe kapuçi që ekzekutori mbante për të mos u identifikuar.

Ato u analizuan me metodën e ADN dhe gjetjet e lëndëve organike në to, thuhet se janë të autorit të dyshuar, Gani Tusha.

Policia greke thotë se Tusha mbahet në një burg të Shkupit pasi akuzohet se ka vrarë dy anëtarë të një organizate rivale marsin e kaluar. Ai u arrestua pas ekzekutimit të Bajramit në Kalkidhiki.

Ndaj tij u lëshua urdhër arresti dhe kërkesë për ekstradim. Me 15 korrik Tusha dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qëlluar 39-vjeçarin, teksa ishte i ulur në oborrin e vilës që kishin marrë me qira për pushime.  Ai u qëllua me 9 plumba dhe pista e hetimit është larja e hesapeve mes dy bandave rivale në Shkup.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!