Tupanët në dasma, rizgjimi i traditës shqiptare/ Kostumografja rrëfen emocionet: Në jug më kanë suprizuar

schedule10:58 - 9 Janar, 2024

schedule 10:58 - 9 Janar, 2024

TIRANË– Kërcimi me tupanë është një traditë, e cila ruhet me fanatizëm dhe mbi të gjitha dëshmon vazhdimësinë duke u përçuar te brezat e rinj.

Një grup valltarësh, të ftuar në “ABC e Mëngjesit” dhuruan spektakël në studio duke e bërë të martën një ditë ndryshe dhe plot atmosferë.

Krahas djemve, vallëzimi me tupanë po pëlqehet shumë edhe nga vajzat, të cilat marrin pjesë nëpër ahengje familjare.

Kostumografja, Antoneta Tafa, tha se tupanët kanë hyrë shumë në modë dhe shqiptarët i duan shumë, që t’i përdorin në gëzimet e tyre familjare.

“Janë  të pranishëm në çdo lloj gëzimi familjar dhe në koncerte te ndryshe. Kanë hyrë shumë në modë. Në ditëlindje dhe në synetllik. Kemi vajza dhe djem, por me thënë të drejtën kemi më shumë vajza se sa djem, Janë 21 valltarë. Mundohemi ta ruajmë traditën në të gjitha format e mundshme”, theksoi ajo.

E pyetur se në cilën zonë të vendit është pritur më mirë, Tafa tha se jugu e ka surprizuar për mirë pasi kanë gjetur një atmosferë  të ngrohtë dhe argëtuese.

“Shkojmë në veri dhe në jug. Në jug kam menduar se nuk do na presin aq mirë, ndoshta nuk e kanë shumë qejf, por na kanë mbajtur në jug më shumë se në veri. Kurse në Shqipëri të mesme janë flakë fare”, u shpreh ajo.

Ajo tregoi gjithashtu emocionet e përjetuara në një dasmë, në të cilën u kurorëzuan dy vëllezër jetimë në të njëjtën ditë. / abcnews.al