Hidhen në erë dy vinçe me peshë mijëra ton në New Orleans

schedule13:42 - 21 Tetor, 2019

schedule 13:42 - 21 Tetor, 2019

Bashkia në Nju Orlins hodhi në erë dy vinçe me peshë prej disa mijëra ton, pas dëmtimit që iu kishte shkaktuar shembja e pjesshme e një hoteli në ndërtim. Gjatë shembjes tre punëtorë kishin mbetur të vrarë, dhe vetëm një trup ishte gjetur.

Dy vinçe të cilët prej ditësh përkuleshin në mënyrë të rrezikshme mbi një hotel në ndërtim, pjesërisht të shembur në Nju Orlins, janë hedhur në erë me eksplozivë. Një nga vinçet ra në rrugë, ndërsa tjetri ra mbi atë që kishte mbetur nga hoteli.

Por inxhinierët e bashkisë u shprehën për mediat se tashmë zona konsiderohet e sigurtë për tu patsruar. Në 12 tetor të këtij viti “Hard Rock Hotel” në ndërtim, pranë lagjes historike franceze, u shemb pjesërish.

Tre punëtorë humbën jetën në momentin që disa kate të ndërtesës ranë mbi njëri tketritn. Deri në këtë moment vetëm një nga trupat e pajetë ishte nxjerrë nga gërmadhat. Tashmë ekipet e kërkimit mund të nisin punën për të nxjerrë dy viktimat e tjera të atij incidenti tragjik.

Vinçet, njëri 82 metra i gjatë dhe tjetri 91 metra – peshonin disa mijëra ton dhe ishin dëmtuar rëndë duke u përkulur në mënyrë të rrezikshme pasi mund të binin në shtëpitë përreth zonës apo në linjat e energjisë elektrike.

Pas hedhjes në erë të tyre, u regjistruan dëme të vogla në xhamat e një teatri aty pranë. Pavarësisht se autoritet u kishin kërkuar njerëzve të mos i afroheshin zonës, kanë qenë të shumtë ata që kanë vrapuar për të parë nga afër atë që po ndodhte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!