Më shumë se 300 persona raportohen të zhdukur si pasojë e tërmetit vdekjeprurës që goditi Japoninë, ditën e parë të vitit të ri, ndërsa 168 kanë vdekur. Një javë pas tërmetit 7.5 ballë, i cili gjithashtu plagosi 565 persona, 323 persona janë ende të zhdukur sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet lokale.
Shumica e të zhdukurve janë në qytetin Uajima, një nga më të goditurit nga fatkeqësia, në gadishullin Noto. Tërmeti, i cili u pasua nga qindra pasgoditje, shkaktoi rrëshqitje dheu në të gjithë rajonin, si dhe shembje ndërtesash dhe rrugësh.
Tërmeti shkaktoi gjithashtu një cunami me valë më shumë se një metër të larta në bregun e Gadishullit Noto, një rrip i ngushtë toke që shtrihet rreth njëqind kilometra në det në Japoni.
Lëkundjet u ndjenë deri në Tokio, 300 km larg.
/abcnews.al