Dihet që prindërit, sidomos ata shqiptarë, janë tepër të dhënë pas fëmijëve. Kjo është normale, por ndodh që e kalon cakun, madje jashtëzakonisht shumë. Kështu i ndodhi babait të njërit prej lojtarëve të rinj shqiptarë më premtues, dhe që luan në Serie B, në Itali.
Ky lojtar është Cristian Shpendi, vëllai binjak i Stiven Shpendit, që është tashmë në Serinë A. Me 10 gola e 3 asistë në 15 ndeshje në Serinë B për Cesena-n, Cristiani është i destinuar për një të ardhme të madhe, por këtë të diel provoi një tronditje të fortë.
Në përfundim të ndeshjes Cezena-Olbia, fituar 1-0 ndaj vendasit, babai i tij hyri në fushë dhe tepër i acaruar goditi me grusht portierin rival, Filippo Rinaldi, kjo për shkak se ky i fundit kishte ndërhyrë në mënyrë të ashpër ndaj Shpendit duke e detyruar të dilte nga fusha, i dëmtuar në vetull.
Sipas mediave italiane, Cezena rrezikon një gjobë të madhe, ose një dënim të fushës, ose që të dyja ndëshkimet së bashku.
Ndërkaq, kujtojmë se skuadra e Shpendit është në vendin e parë në Grupin B të Serie C, por e rivalizuar nga Torres, ndërsa vetëm një ekip ngjitet direkt në Serie B, me të tjerat që do të luajnë plej of në fund të sezonit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI VIDEON: