Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë zhvilloi sot analizën vjetore të dikasterit që drejton. Balluku theksoi se qëllimi i qeverisë shqiptare është që në 2030 Shqipëria të jetë eksportues neto i energjisë, sot jemi importues neto.
“Diversifikimi i burimeve kollona bazë, kemi një synim që në 2030 vendi të jetë eksportues neto i energjisë, sot jemi importues neto. Puna e parë, të gjitha kapacitetet që shtohen dita ditës dhe MIE ka bërë një punë të mirë në këtë drejtim. Janë kryer një sërë ankandesh disa prej tyre janë në fazën finale edhe të prodhimit të energjisë, ku përfiton edhe vendi ynë përmes skemës së PPA. Nga dy parqet fotovoltaike 140 mega i kalojnë prodhimit të vendit. Në ankandet eolike, 225 megavat orë, që shkon në portofolin shtetëror.
Jemi në fazën e parë të një ankandi hibrit, është ankandi ku shteti nuk vendos tokë, përkufizojmë sasinë që na duhet, duke iu lënë mundësi investitorë të akomodohen në toka me qera, duke ofruar kështu cmim më të ulët. Kemi edhe një lajm të mirë, kemi marrë një mbështetje të dytë nga ËBIF, që ka të bëjë me panele solare të vendosura në zonën e Belshit. KESH vetë ka investuar 5 megatvat dhe vijon në digën e Zadejës me 8 megavat. Krijojmë kështu parqe energjitike të integruara. Rasti i Vaut të Dejës është më i miri.
Më 15 janar hapet ankandi fotovoltaik, dhe përfundon më 7 korrik me hapjen e ofertave financiare. Duhet të themi një fakt, kemi identifikuar që nga 2022 me nisjen e krizës energjitike, kemi parë një rritje të interesit për të investuar në energji të rinovueshme.
Dëgjojmë është e vështirë të aplikosh e të marrësh aprovimin, asgjë nuk është e vështirë për sa kohë përmbushen kushtet. Nuk do marrë askush një autorizim nëse sjell me bonitet 7, tokat për parqet fotovoltaike janë me bonitet 9 dhe 10. Nuk mund t’I kthejmë tokat në parqe fotovoltaike.
Nëse investitori i sjell të gjitha dokumentet në rregull nuk ka asnjë vonesë. Iu kemi dhënë edhe një mundësi të re investitorëve, mund të ngrenë agrovoltaik në toka me bonitet 7 dhe 8. Prioritet diversfikimi i burimeve të rinovueshme. Do ketë mbështetje cdo investitor, krijojmë sa më pak pengesa, por duke zbatuar ligjin. Kemi patur miratime përfundimtare për 64 parqe fotovoltaike. Sa i përket parqeve eolike, kemi patur 13.
Kemi në trajtim 49 parqe fotovoltaike, parqe të një përmase më të madhe. Kemi 26 kërkesa në trajtim për parqe eolike. Nëse do bënim një përmbledhje të këtyre kërkesave, do e shihnim që kapacitet tona të prodhimit vendas do rriten me disa gigaëatt.” tha Balluku./abcnews.al