Liverpool ka arritur të marrë një fitore jo të lehtë ndaj Arsenal, ndeshje e vlefshme për FA Cup, ku sfida përfundoi me shifrat 0-2.
Ndeshja ka qenë tepër e luftuar nga të dyja palët, ku nuk kanë munguar rastet e rrezikshme.
U deshën plot 80’ minuta lojë që të vijë goli i parë i kësaj ndeshje. Një goditje dënimi në krahun e majtë të fushës, në diagonale, u ekzekutua mjeshtërisht nga Alexander Arnold, por lojtari i Arsenal, Kiwior e devijoi dhe e dërgoi në rrjetën e tij. Liverpool arriti t’i vendosë kapakun kësaj sfide, pasi në minutën e 95′. ishte Luis Diaz i cili çoi shifrat në 0-2.
Liverpool kështu ka arritur të eliminojë skuadrën e Arteta nga kompeticioni i FA Cup./h.ll/abcnews.al