Tre persona kanë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre. Mësohet se njëri ka rrahur kunatin, tjetri gruan, ndërsa 47-vjeçari prindërit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd vunë në pranga shtetasin 35 vjeç, banues në Prrenjas, pasi më datë 05.01.2024, ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
– 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
– 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al