Pioli i tregon derën: Krunic? Më mirë për të gjithë nëse largohet

schedule18:03 - 6 Janar, 2024

schedule 18:03 - 6 Janar, 2024

Rade Krunic duket se i ka orët e numëruara te Milan. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli në një konferencë për shtyp, duke faktuar dëshirën e klubit për largimin e lojtarit.

“Për të dhe për ne është mirë që ai po kërkon një tjetër ekip. Unë jam ai që e ka bërë këtë zgjedhje, unë jam ai që i kam thënë që të kërkojë një klub tjetër.

Këtë vendim e mora pasi performanca e tij nuk ishte më ajo që ka qenë më parë, ndaj do të ishte mirë nëse largohej tani në merkaton e janarit”, ka deklaruar trajneri italian i Milanit./h.ll/abcnews.al