Kombëtarja e Brazilit, për një kohë të gjatë, ishte e bindur se Ancelotti do të ishte trajneri i tyre i ri pas përfundimit të sezonit.
Gjithçka ndodhi ndryshe, pasi para pak ditësh trajneri italian rinovoi kontratën e tij me Real Madrid dhe u shpreh se gjithmonë ka dëshiruar të qëndronte te “Los Blancos”.
Tashmë, sipas “Corriere dello Sport”, ëndrra e Brazilit mbetet Jose Mourinho, edhe pse tekniku portugez ka deklaruar se dëshiron qëndrimin te Roma./h.ll/abcnews.al