I shpëtoi burgut përjetë, shtyhet vendimi për Marjana Çmetën që helmoi vjehrrën

schedule10:39 - 21 Tetor, 2019

schedule 10:39 - 21 Tetor, 2019

Wshtë shtyrë vendimin për Marjana Çmetën, nusen që akuzohet se vrau vjehrrën duke i hedhur helm në lëngun e portokallit.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se shkak për shtyrjen e vendimit është bërë mungesa e prokurorit Besnik Muçi, pasi ky i fundit u emërua nga Presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata nuk është njoftuar ende për prokurorin zëvendësues.

Ndërkohe edhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë pasi kanë nisur disa kërkesa, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet.

E pranishme ishte Çmeta, ndërsa në cilësinë e trashëgimtarit të viktimës ishte i biri, Oltjon Lami.

Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare.

Dy vjet më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrren e saj, Lirie Lami.

Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor ora 9:00.

Prokuroria ka kërkuar 35 vite burg për Marjana Ccmetën pasi ligji nuk lejon burgim të përjetshëm për gratë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!