Media britanike: Shqipëria në krye të destinacioneve të sugjeruara për vitin 2024

schedule16:17 - 5 Janar, 2024

schedule 16:17 - 5 Janar, 2024

Pothuajse gjysma 47% e pushuesve kanë planifikuar të vizitojnë një qytet apo vendpushim të ri këtë vit, dhe ndërsa britanikët po çmenden me rezervimet këtë fundjavë, ne ju sugjerojmë disa nga destinacionet kryesore për vitin e ardhshëm, shkruan e përditshmja britanike “The Mirror”.

Viti i Ri, lista e re e dëshirave për udhëtime!  Por, cilat destinacione do të zbulojnë udhëtarët në vitin 2024?

Sipas hulumtimit të shoqatës së udhëtimeve në Britaninë e Madhe ABTA, pothuajse gjysma (47%) e pushuesve po planifikojnë të vizitojnë një qytet apo vendpushim të ri këtë vit, ku katër nga 10 (41%) zgjedhin të shkojnë në një vend ku nuk kanë qenë më parë.

“E shtuna e parë e janarit, e njohur në industrinë e udhëtimeve si ‘E shtuna me diell’, është një nga ditët më të ngarkuara të vitit për turistët që rezervojnë dhe kërkojnë të përfitojnë nga ofertat në këtë periudhë të vitit”, tha Graeme Buck, drejtor i Komunikimit i ABTA-s.

“Shumë njerëz janë në kërkim të sugjerimeve të reja se ku të shkojnë, kështu që ekipi ynë i ekspertëve në ABTA ka rekomanduar një listë të destinacioneve me te mira për t’u vizituar, të cilat ofrojnë përvoja të ndryshme dhe të paharrueshme në mbarë globin”, shtoi ai.

“Disa janë të panohura dhe të gjitha ia vlen të vizitohen. Destinacionet shfaqin gamën e mahnitshme të përvojave që bota jonë ofron për pushuesit”, theksoi ai.

“Ne kemi bërë një përzgjedhje të pikave më të nxehta turistike për t’ju hapur oreksin udhetareve për 12 muajt e ardhshëm…”, tha drejtori i ABTA-s.

Shqipëria

Pushuesit e zgjuar po zbulojnë këtë destinacion piktoresk, miqësor dhe me vlera, i cili ofrohet gjithnjë e më shumë nga operatorët turistikë në Britaninë e Madhe.

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është kozmopolit me muzetë interesantë.

Qyteti i dytë më i madh në vend, Durrësi ofron një amfiteatër romak dhe bukuri të tjera arkeologjike, ndërsa zona e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Gjirokastra shfaq pasuri arkitekturore.

Shumica e britanikëve do të shkojnë në Rivierën Shqiptare. Saranda ofron plazhet dhe resortet më të bukura me çmime të përbllueshme.

Në brendësi shfaqen liqenet e Shkodrës dhe Bovillës dhe gjithashtu mund të zbuloni malet e Parkut Kombëtar të Thethit. Ushqimi shqiptar përmban pjata të shijshme dhe të shëndetshme mesdhetare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!