“Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë/ Rama: Fantastike nisja e vitit 2024

schedule13:43 - 5 Janar, 2024

schedule 13:43 - 5 Janar, 2024

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si fantastike nisjen e vitit 2024 për Shqipërinë, ku sipas tij, vendi ynë vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se pas CNN, tanimë, presigjozja franceze, “Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë.

Rama shtoi se 127 mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2023.

“Fantastike nisja e vitit 2024 për Shqipërinë që vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar.

Pas CNN, tani prestigjozja franceze “Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë mes plazheve të bruzta me rërë të bardhë, qyteteve të lashta historike dhe Vjosës, Parkut të parë Kombëtar të një lumi të egër. 127 mijë turistë francezë zbuluan vendin tonë gjatë vitit 2023, duke konsoliduar hartën e tregjeve nga Evropa Perëndimore”, shkruan Rama në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!