Tentuan arratisjen nga burgu i Fierit, Drejtoria e Burgjeve kërkon izolim në 41 Biss për Dan Hutrën dhe 3 të tjerët

schedule11:21 - 5 Janar, 2024

schedule 11:21 - 5 Janar, 2024

Abc News mëson se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë kërkesë për të vendosur Dan Hutrën dhe tre të tjerët, Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi në regjimin e posaçëm 41 Biss pasi tentuan të arratiseshin nga burgu i Fierit. Gazetari Ervin Leka raporton se kërkesa do të dërgohet në Prokurori.

LEXO EDHE:  FOTO/ Dan Hutra plan për t’u arratisur nga burgu, si tentoi të priste hekurat e qelisë në bashkëpunim me 3 të tjerë

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari, Hutra dhe tre të tjerët e kishin nisur planin pak para vitit të ri dhe donin që ta realizonin me hyrjen e Janarit. Ata kishin nisur të presin zgarësn e hekurit të dritares me mjete të improvizuara, por plani dështoi pasi autoritetet reaguan në kohë duke i kapur në flagrancë.

Dan Hutra është autori i një ngjarje që terrorizoi kryeqytetin në Mars të vitit të kaluar, kur plagosi me thikë një grua dhe vrau tre të tjera me armë. Nën akuzë për disa vepra penale, Dan Hutra është lënë nën masën e arrestit me burg në pritje të dënimit për krimet e ndodhura në 1 Mars./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!