Prej 10 vitesh te Tottenham, mbrojtësi i Spurs kërkohet me ngulm nga “gjigantët” e Portugalisë

schedule19:36 - 4 Janar, 2024

schedule 19:36 - 4 Janar, 2024

Prej 10 vitesh është pjesë e skuadrës së Tottenham, mirëpo për një qendërmbrojtësave të “Londinezëve”, gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt, madje që në këtë merkato janari. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin, Eric Dier, i cili këtë sezon ka luajtur vetëm 4 sfida, nën drejtimin e teknikut Postecoglou, duke e detyruar anglezin, të mendojë seriozisht për nisjen e një “aventure” të re, në dukje, por jo përsa i përket statistikave.

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, për qendërmbrojtësin e Spurt interes të madh ka shfaqur ish-skuadra e tij, e cila e prodhoi si lojtar, Sporting Lisbon, teksa kujtojmë se Dier është me prejardhje portugeze dhe një rikthimin, në Liga NOS do të pëlqehej shumë nga 29-vjeçari, sidomos në një skuadër ku për të minutat janë të garantuara.

Mbi largimin e Dier, foli edhe tekniku Ange Postecoglou, i cili në konferencën për shtyp, të zhvilluar në prag të sfidës, së nesërme të FA Cup, ndaj skuadrës së Burnley u shpreh se nuk do të ushtrojë asnjë lloj presioni mbi 29-vjeçarin, duke e lënë këtë të fundit të lirë të marrë çfarë vendimi të dojë për të ardhmen e tij.

“Eric Dier është i lidhur kontraktualisht me Tottenham dhe ka kontrollin e së ardhmes së tij, ashtu si gjithë të tjerët”,- shpjegoi tekniku Postecoglou, i cili e ka aktivizuar vetëm katër herë mbrojtësin këtë sezon, duke lënë të hapur kështu mundësin e një tranferimi të Dier larg Anglisë, ku siç theksuam edhe më lart, ish-skuadra e tij kërkon ta rikthejë pas 10 vitesh në Portugali. /i.m /abcnews.al