“Telenovela e Rithemelimit, drejt fundit”, Gjikondi: Heshtja e selisë blu? Basha është i kompleksuar nga Berisha

schedule14:11 - 4 Janar, 2024

schedule 14:11 - 4 Janar, 2024

Juristja Brizida Gjikondi, në “Tirana Live”, komentoi gjithashtu edhe heshtjen e selisë blu për arrestin shtëpiak të Sali Berishës. Ajo tha se ‘Rithemelimi’ i Berishës, së cilës iu referua si një telenovelë është drejt fundit. Sipas saj, grupimi i Berishës nuk mund të mbahet gjallë nga persona pa ideologji.

“Ai është një grup fake, që e mban të gjallë halli personal i Berishës, ai është motiv dhe helmi që ky grup njerëzish pa moral dhe pa ideologji të pastër sulmonin, ngrinin karrige dhe ulërinin. Ra koka e gjarpërit, patjetër që do të bjerë edhe bishti. Nuk mund të reagojnë pa pasur personin që i shtyn të bëjnë këto gjëra. Berisha si autokrat s’ka lënë asnjë personazh që ta zëvendësojë, por edhe sikur ta linte ata po shqyhen me njëri-tjetrin se kush do ta zëvendësojë. Edhe klani i Bardhit dhe i Nokës i bashkon vetëm idhulli i tyre i rremë. Berisha nuk ka lënë numër dy, përpiqet të lërë vajzën por edhe ajo është non grata. Prandaj them se tani jemi duke parë pjesët e fundit të telenovelës që quhet Rithemelimi i zotit Berisha”, tha ajo.

Duke komentuar heshtjen e Bashës, Gjikondi shtoi se drejtuesi i PD-së zyrtare është i kompleksuar nga Berisha.

Basha është i kompleksuar nga Berisha. E ka bërë gjatë gjithë kohës, nga gjynahet, sekretet me Berishën. Është më shumë frikacak sesa trim. Nuk pres që të dalë mbi karakterin e tij dhe të flasë me emër dhe zë për problemet e Berishës. Është me sforcim sa për të thënë dhe marrë lekët nga buxheti i shtetit si partia nr. 2. Po shikojmë seritë e fundit të telefonelës së partisë. Kjo është çështja më karamele e Berishës, për pak ditë kemi rastin e 21 janarit. Në rast se kjo drejtësi po funksionon Berisha është drejt rrugës për të marrë hakun për ato që i ka bërë Shqipërisë.“, shtoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!